Berisha: Jemi të vendosur, nga 9 Shkurti Kosova nuk do të jetë më në duart e atyre që rrezikojnë të arriturat tona

Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për deputet,  në takimin me qytetarët e Billushës së Vërrinit, theksoi se Kosova ka një histori të pasur dhe se është detyra e çdo qytetari të luftojë për mbrojtjen e saj. Ai gjithashtu nënvizoi se fitorja e 9 shkurtit është e domosdoshme për të ruajtur të arriturat e shenjta

Berisha: Jemi të vendosur, nga 9 Shkurti Kosova nuk do të jetë më në duart e atyre që rrezikojnë të arriturat tona

Zafir Berisha, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për deputet,  në takimin me qytetarët e Billushës së Vërrinit, theksoi se Kosova ka një histori të pasur dhe se është detyra e çdo qytetari të luftojë për mbrojtjen e saj.

Ai gjithashtu nënvizoi se fitorja e 9 shkurtit është e domosdoshme për të ruajtur të arriturat e shenjta të UÇK-së dhe të gjithë Kosovës.

“Sot, së bashku me kryetarin Fatmir Limaj takuam bashkëvendasit e mi në fsh Billushë të Vërrinit, të rreshtuar si asnjëher më parë me koalicionin për Kosovën Fituese 137!

Kosova është atdheu ynë, për dalim nga të tjerët që jetojnë si qiraxhi në vendin tonë, ne kemi varret e të parëve në këtë tokë, kontributin dhe krenarin e shumë gjenaratave për liri e pavarësi, prandaj jemi të vendosur që nga 9 shkurti Kosovën tonë të dashur mos ta lëm me duarë të atyre që po bëjn ekspetemente dhe po i rrezikojm të gjitha të arriturat, që nga epoka e UÇK-së deri sot”, ka shkruar ai.