Berisha: Vrasës me pagesë kundër protestuesve, Rama model i Vuçiqit

Berisha: Vrasës me pagesë kundër protestuesve, Rama model i Vuçiqit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar emrat e disa personave që u plagosën gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Ai ka akuzuar efektivët si kriminelë e vrasës me uniformë të paguar, që shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë. Nga i riu që dëmtoi syrin me plumb gome te gazetarët dhe ish-efektivët, Berisha publikoi emrat e të lënduarve në protestë dhe shprehu bindjen se studentët do ta fitojnë këtë betejë.

Sipas Berishës, përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, por sipas tij Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit.

“Edi Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit. Mos i kurse! Mos i kurseni! Janë shumë të tjerë të plagosur që nuk pranojnë të shkojnë në spitale nga frika e persekutimit.

Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni. Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat.

Absolutisht për atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore”.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet ndërsa demokratëve të qëndrojë krah studentëve.

“Ti jep dorëheqjen sepse je një ndër të këqijat më të mëdha të këtij kombi në histori dhe je Pashiqi shqipfolës i shqiptarëve siç të ka quajtur gazetari i madh gjerman.

Protesta e djeshme tregoi se studentët betejën do ta fitojnë, sepse populli është i vendosur të mbrojë vajzat dhe djemtë e tij me çdo çmim, sepse qytetarët janë të vendosur t’u tregojnë vendin këtyre banditëve që mbrojnë kreun e organizatës më të rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe në Evropë, Edi Ramën. Solidariteti ishte i jashtëzakonshëm dhe do vazhdojë të jetë çdo ditë. Nuk do mund t’i japin studentët, qytetarët shqiptarë, jo, do t’i mbrojnë! Ftoj çdo demokrat e demokrate në krah të studentëve, me studentët, në mbështetje të studentëve”. (A2 Televizion)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.