Bërvenicë: AKI Fiton ndaj VLEN-it me 630 vota, shkon në balotazh me VMRO DPMNE

Bërvenicë: AKI Fiton ndaj VLEN-it me 630 vota, shkon në balotazh me VMRO DPMNE

Pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, kandidati i AKI-së në Komunën e Bërvenicës ka nisur festën, duke shpallur fitoren në raundin e parë përballë kundërkandidatit shqiptar, Jakup Huseinit nga koalicioni VLEN.

Sipas të dhënave të publikuara, AKI ka siguruar 2.150 vota, ndërsa VLEN ka marrë 1.520 vota.

Kandidati i AKI, Jahiji ka fituar ndaj VLEN-it me 630 vota në epërsi, me ç’rast ai shkon në balotazh me kandidatin e VMRO DPMNE, Stojanço Radiçevski.

Jahiji vlerësoi rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe të frymës demokratike gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se gara duhet të shërbejë si shembull i kulturës politike dhe i bashkëjetesës demokratike.

Ai ka falënderuar kundërkandidatin e tij, Jakup Huseinin, duke e cilësuar atë si korrekte, demokratike dhe evropiane. Balotazhi i zgjedhjeve në këtë komunë do të zhvillohet më 1 nëntor. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.