Besjan Rexhepi i përgjigjet ministrit të Drejtësisë për çështjen e Jurisprudencës

Besjan Rexhepi i përgjigjet ministrit të Drejtësisë për çështjen e Jurisprudencës

Kryetari i Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, i cili tha se do t’i ftojë studentët në takim për t’i bindur për zgjidhjen ligjore për çështjen e Jurisprudencës. Rexhepi thotë se qëndrimet e studentëve janë të qarta dhe të pandryshuara.

“Të jemi të qartë, nga ana jonë, qëndrimet janë të qarta dhe të pandryshuara. Kërkesa jonë nuk është e bazuar në dëshira apo interpretime politike, por në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në ligjet konkrete në fuqi që garantojnë të drejtat gjuhësore dhe barazinë e qytetarëve. Prandaj, nuk ka arsye që kjo çështje të zvarritet më tej. Zgjidhja është konkrete, e mundshme dhe kërkon vetëm vullnet institucional për t’u zbatuar, shumë e qartë”.

“Ne e mirëpresim takimin e paralajmëruar dhe presim që ai të mos jetë vetëm një tjetër takim formal, por një hap drejt një zgjidhjeje konkrete. Si Parlament Studentor, do të vazhdojmë ta përfaqësojmë këtë kërkesë me përgjegjësi dhe këmbëngulje, sepse barazia gjuhësore dhe respektimi i të drejtave të studentëve nuk duhet të jenë çështje që shtyhen nga një mandat në tjetrin. Kërkesa jonë është e thjeshtë: barazi, zbatim i ligjit dhe respektim i të drejtave të studentëve”, ka shkruar Rexhepi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.