Besnik Bislimi ftohet në Prokurorinë Speciale për rastin e Faton Pecit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtatore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci. Bislimi ka qenë i ftuar për të hënën që vjen, por ai për shkak të angazhimeve, ka kërkuar që intervista të

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtatore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.
Bislimi ka qenë i ftuar për të hënën që vjen, por ai për shkak të angazhimeve, ka kërkuar që intervista të zhvillohet më 18 qershor në orën 09:30 në Prokurorinë Speciale.
Më 27 maj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Peci, për më shumë se tri orë ishte intervistuar në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore. Intervistimi i tij ishte realizuar pas bastisjeve në katër lokacione.
Përveç ministrisë dhe AUV-it, ishin kryer kontrolle edhe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor si dhe lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës.
Ndërkaq, Peci e kishte pranuar se Besnik Bislimi ishte interesuar rreth fabrikës. Ai ka pranuar se dy herë e kishte ftuar në zyrë për këtë temë.
“Unë jam kthy në ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike”, kishte thenë Peci.
Vëllai i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi po punonte në kompaninë e babait të aksionarit të konzorciumit i cili e fitoi kontratën për fabrikën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.