Besnik Osmani premton ndërtimin e stadiumeve në qytet e fshatra: Fushë Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar
Kandidati për kryetar komune në Fushë Kosovë, nga radhët e Lidhjes demokratike të Kosovës, Besnik Osmani sot ka postuar një video në rrjetin e tij social “Facebook”, ku kishte shpalosur planet e tij për fushat e futbollit në këtë komunë Osmani kishte shikuar nga afër stadiumet në Fushë Kosovë, të qytetit dhe fshatrave në përgjithësi.

Kandidati për kryetar komune në Fushë Kosovë, nga radhët e Lidhjes demokratike të Kosovës, Besnik Osmani sot ka postuar një video në rrjetin e tij social “Facebook”, ku kishte shpalosur planet e tij për fushat e futbollit në këtë komunë
Osmani kishte shikuar nga afër stadiumet në Fushë Kosovë, të qytetit dhe fshatrave në përgjithësi. Ai premtoi se do të investojë në këto stadiume, në mënyrë që të kenë edhe më shumë sukses, sportdashësit e kësaj komune.
Ai kishte vizituar stadiumin e qytetit “Ekrem Grajqevci”, stadiumin “Isa Breznica” në Miradi të Epërme, stadiumin në Miradi të Poshtme dhe për qytetarët e Sllatinës tha se do të ketë një stadium të ri.
Osmani tha se Fushë Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar, që kanë shkëlqyer në mbarë botën e jo vetëm në vendin tonë. Ai gjithashtu tha se është koha të investojmë në kushte më të mira sportive, stadiume dhe fusha moderne që ndikojnë në zhvillimin dhe suksesin e sportistëve të ardhshëm.
“Sporti është krenaria jonë, dhe ne do të krijojmë hapësirat që gjeneratat e reja të ecin edhe më larg!”, shtoi tutje Osmani.