Bezos martohet, Venecia tërbohet/ Aktivistët kundër dasmës luksoze të miliarderit

Dy martohen, i gjithë qyteti tërbohet. Miliarderi Jeff Bezos do të celebroje dashurinë e tij me te e fejuarën Lauren Sanchez javën që vjen në Venecia të Italisë, mirëpo qytetaret nuk janë aspak te kënaqur. Dhjetëra aktivistë kanë protestuar kundër dasmës luksoze të themeluesit të Amazon, dhe deklarojnë se janë të gatshme ta prishin ceremoninë. [...]Read More...

Bezos martohet, Venecia tërbohet/ Aktivistët kundër dasmës luksoze të miliarderit

Dy martohen, i gjithë qyteti tërbohet. Miliarderi Jeff Bezos do të celebroje dashurinë e tij me te e fejuarën Lauren Sanchez javën që vjen në Venecia të Italisë, mirëpo qytetaret nuk janë aspak te kënaqur. Dhjetëra aktivistë kanë protestuar kundër dasmës luksoze të themeluesit të Amazon, dhe deklarojnë se janë të gatshme ta prishin ceremoninë.

Protestuesit shpalosen banderola kundër Bezos nga kambana e bazilikës së San Giorgio Maggiore dhe nga Ura e Rialtos.

Thirrja “S’ka Hapësirë ​​për Bezos” bashkon aktivistë që i përkasin kolektivave të ndryshme veneciane – nga ata që bëjnë fushatë për më shumë strehim për popullsinë në rënie të Venedikut e deri te komiteti kundër anijeve turistike.

Aktivistet deklarojnë se Venecia po trajtohet si një skenë për shfaqje nga të pasurit, apo si një aset i shfrytëzueshëm nga të huajt. Ata akuzojnë kryebashkiakun e Venecias se e ofron qytetin për përdorimin personal të njerëzve të pushtetshëm.

Ndonëse detajet ende nuk janë bërë publike, Vogue thotë se do të marrin pjesë rreth 200 të ftuar të profilit të lartë që do të zbarkojnë në Venecia midis 23 dhe 28 qershorit për dasmën e Jeff Bezos dhe ish gazetare Lauren Sanchez ne San Giorgio Maggiore, ishullin e njohur venecian.

I gjithë ishulli është i bllokuar për dasmën e Bezos dhe sipas mediave italiane, pothuajse çdo hotel luksoz apo varke që funksionojnë si taksi përreth kanaleve të Venecias janë rezervuar nga dasmorët. Gjithashtu, dy jahtet e miliarderit, koru dhe abeona jane vendosur ne port për të akomoduar dasmore. Sipas aktivisteve, çifti do te lidhe kurore ne Abacinë e shekullit të 10-të së Misericordia, mirëpo ky informacion nuk është konfirmuar ne rruge zyrtare.

Aktivistet kane planifikuar te prishin festimet duke u hedhur në kanale për të penguar taksitë ujore apo edhe duke bllokuar rrugë të ndryshme të ngushta të Venedikut, për të penguar të ftuarit e dasmës të mbërrijnë në San Giorgo Maggiore.

Kjo nuk është hera e parë që Venecia bllokohet nga personazhe të famshëm. Në vitin 2014, aktori George Clooney u martua me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin, por askush nuk protestoi kundër kësaj dasme.

Kjo është vera e dyte ku ne Venecia aplikohet tarifa e hyrjes ditore për turistët që duan te vizitojnë qytetin nën ujë gjate pikut turistik.

/abcnews.al/