Bie sistemi policisë maqedonase, krijohen kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Sot, është raportuar një problem teknik që ka prekur sistemin e Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e vendit. Si pasojë, autoritetet maqedonase kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për shkak të rënies së

Bie sistemi policisë maqedonase, krijohen kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Sot, është raportuar një problem teknik që ka prekur sistemin e Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e vendit. Si pasojë, autoritetet maqedonase kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për shkak të rënies së sistemit, veturat që hyjnë në Maqedoninë e Veriut po regjistrohen mekanikisht dhe se si pasojë ka kolona të gjata të shkaktuara.

“Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj. Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht! Ka kolona të gjata në territorin e RMV-së.
Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë”, bëhet e ditur në njoftim.