Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat studentore dhe shpërblimin e forcave të rendit. Gazetari paralajmëroi se tubimet do të vijojnë dhe se reagimi qytetar do të riorganizohet pasi sipas tij pakënaqësitë e tyre janë të mëdha.
Lita theksoi se VKM për shpërblimin e efektivëve është antikushtetuese dhe se këto kompetenca për shpërblimet i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe jo kryeministrit.
“Kjo është vetëm vala e dytë. Vala e tretë, vala e katërt. Në sebepin më të parë qytetarët do të riorganizohen sepse pakënaqësia po vlon poshtë. Këta nuk mund ta zgjidhin me polici dhe me shpërblime.
Shpërblimet i kanë kot sepse ajo VKM-ja që kanë prodhuar është antikushtetuese. Ligji për policinë e shtetit që as Eni as juristët nuk e thonë është kompetencë e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të japi shpërblime për policinë deri në tre paga. Nuk ka në asnjë vend të botës që thotë 2500€, nuk ka asnjë vend. Nuk e bën dot kryeministri atë.
Kryeministri juaj bën si shpirt i keq për pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve ndërsa kur i rrezikohet karrigia thotë do t’i japim 2500€ për polic dhe do dalin të rrahin fëmijët. Po kush i paguan ato lekët për të rrah fëmijët? Qytetarët i paguajnë, qytetarët paguajnë për të rrahur fëmijët e tyre. Ç’është kjo, është një tur pi jashtëzakonshëm”, tha ai.
“Ju po përdorni protestën”, deputetja e PS i kthehet analistit: Kemi marrë masaThe post Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



