Bisedimet VV-LDK – A do të ketë takim sot me Kurtin, flet Abdixhiku

Bisedimet VV-LDK – A do të ketë takim sot me Kurtin, flet Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të deklarohet për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ai nuk qartësoi pretendimet për një takim të mundshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen me grupin parlamentar përpara seancës së nesërme konstituive.

Dje pasdite janë takuar liderët e VV-së dhe LDK-së në përpjekje për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Albin Kurti, pas takimit ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, nuk ka rezultuar me marrëveshje politike, por ka shërbyer për diskutimin e zhvillimeve aktuale dhe mundësive për bashkëpunim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.