Bisedimet Trump Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë/ Kryeministri izraelit propozon Presidentin amerikan për Çmimin Nobel për Paqe
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, teksa priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, njoftoi se SHBA kishte planifikuar bisedime me Iranin dhe sinjalizoi përparim në një plan të diskutueshëm për të zhvendosur palestinezët nga Gaza. Në fillim të një darke zyrtare mes zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha se [...]Read More...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, teksa priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, njoftoi se SHBA kishte planifikuar bisedime me Iranin dhe sinjalizoi përparim në një plan të diskutueshëm për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.
Në fillim të një darke zyrtare mes zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha se SHBA dhe Izraeli po punonin me vende të tjera për të ofruar një “të ardhme më të mirë” për palestinezët, duke sugjeruar se banorët e Gazës mund të zhvendosen në vendet fqinje.
“Nëse njerëzit duan të qëndrojnë, mund të qëndrojnë, por nëse duan të largohen, duhet të kenë mundësinë,” u shpreh Netanyahu.
“Ne po punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të gjetur vende që janë të gatshme të ofrojnë këtë mundësi për një të ardhme më të mirë. Besoj se jemi pranë arritjes së marrëveshjeve me disa vende.”
Presidenti Trump, fillimisht i rezervuar në koment për planin e zhvendosjes, më pas deklaroi se vendet përreth Izraelit po ndihmojnë shumë. “Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer nga të gjitha vendet përreth. Diçka e mirë do të ndodhë,” tha ai.
Më herët këtë vit, Trump kishte propozuar zhvendosjen e palestinezëve dhe transformimin e Rripit të Gazës në një “Rivierë të Lindjes së Mesme” — një propozim që u kundërshtua fuqimisht nga palestinezët dhe u dënua nga organizatat për të drejtat e njeriut si spastrim etnik.
Ne takimin Trump Netanyahu Kryeministri Izraelit i dorëzoi Kreut të Shtëpisë se Bardhë dokumentin e nominimit që ai i kishte bere presidentit amerikan për të marrë cmimin Nobel për paqe “Izraeli po punon me Shtetet e Bashkuara për të gjetur vende që do t’u ofrojnë palestinezëve një të ardhme më të mirë,” tha Netanyahu, duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve në përpjekjet për një zgjidhje për Gazën.
Ndërkohë që Trump dhe Netanyahu zhvillonin takimin në Uashington, zyrtarë izraelitë po vazhdonin negociatat indirekte me Hamasin, me ndërmjetësimin e SHBA, për një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Netanyahu pritet të takohet këtë të martë me zëvendës presidentin amerikan JD Vance në rezidencën zyrtare Blair House.
/abcnews.al/