Bleona Qereti prezanton ceremoninë solemne të ndarjes së titullit ‘Doctor Honoris Causa’ në Universitetin “Aleksander Moisiu”

Bleona Qereti prezanton ceremoninë solemne të ndarjes së titullit ‘Doctor Honoris Causa’ në Universitetin “Aleksander Moisiu”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, së fundmi ka qenë pjesë e një ceremonie solemne dhe mjaft të veçantë në Shqipëri.

Artistja ka prezantuar ceremoninë e ndarjes së titullit akademik Doctor Honoris Causa, e organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku ky vlerësim iu akordua Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së dekoratës ishin shumë personalitete, ndërsa në momentin e dhënies së titullit ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Vetë Bleona ndau disa momente nga kjo ngjarje në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një moment të veçantë që lidh trashëgiminë familjare me ndikimin global të familjes Berggruen.

“Një moment i jashtëzakonshëm ku nderohen @nicolasberggruen dhe @olivierberggruen me titullin akademik Doctor Honoris Causa nga universiteti që mban me krenari emrin e gjyshit të tyre, aktorit legjendar Alexander Moisiu. Një bashkim i fuqishëm mes trashëgimisë, vizionit dhe ndikimit global – një kujtesë e fuqisë së qëndrueshme të ideve që formësojnë botën tonë. Një legjendë që përmbyllet me rrethin e saj @berggrueninst”, ka shkruar Bleona në Facebook dhe Instagram.

Ceremonia pati një simbolikë të veçantë, pasi universiteti që mban emrin e aktorit legjendar Alexander Moisiu nderoi nipërit e tij me një nga titujt më të lartë akademikë, duke theksuar kështu lidhjen mes trashëgimisë kulturore dhe kontributit të tyre në arenën ndërkombëtare.