Mbeturina dhe gjendje e rëndë në Fakultetin Teknik, punëtorët teknikë të Universitetit në grevë

Punëtorët teknikë të mirëmbajtjes në Universitetin e Prishtinës kanë hyrë në grevë nga data 12 maj 2026, për shkak të pakënaqësive të vazhdueshme lidhur me pagat dhe kushtet e punës.
Në një njoftim drejtuar Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe kompanisë “Schafberger”, punëtorët kanë renditur arsyet kryesore të organizimit të grevës.
Sipas dokumentit të cilin e kanë parë meidat ata ankohen për paga të ulëta, të cilat, siç thuhet në njoftim, aktualisht janë nën pagën minimale të përcaktuar me ligj, si dhe për mungesën e kontratave të rregullta të punës për punëtorët.
Ndër kërkesat kryesore të tyre janë lidhja e kontratave të rregullta të punës për të gjithë punëtorët dhe rritja e pagave në përputhje me Ligjin e Punës dhe standardet minimale të pagës në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë me veprimet tona deri në realizimin e kërkesave të parashtruara. Jemi të hapur për dialog dhe zgjidhje të drejtë”, thuhet në dokumentin të cilin e kanë parë mediat.
Ndërkohë, disa lexues kanë dërguar pamje në redaksi nga Fakulteti Teknik, ku sipas tyre shihet grumbullim i mbeturinave dhe mungesë e mirëmbajtjes në hapësirat e fakultetit./Insjaderi
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



