Blerim Gashi: S’ka dalje nga kriza, s’ka konstituim të plotë pa një përfaqësues të komunitetit serb në kryesi të Kuvendit
Sonte në emisioni “Adresa” me Arben Ahmetin, janë studio edhe analistët dhe komentatorët politik, Fidan Rama, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Halil Matoshi, Sadik Zeqiri, Fatime Hajdari dhe Blerim Gashi. Tema për të cilën ata po diskutojnë është, padyshim ngjarja e ditëve të fundit, (Mos)Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Komentatori politik Blerim Gashi tha se Kuvendi

Sonte në emisioni “Adresa” me Arben Ahmetin, janë studio edhe analistët dhe komentatorët politik, Fidan Rama, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Halil Matoshi, Sadik Zeqiri, Fatime Hajdari dhe Blerim Gashi. Tema për të cilën ata po diskutojnë është, padyshim ngjarja e ditëve të fundit, (Mos)Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Komentatori politik Blerim Gashi tha se Kuvendi nuk është i konstituuar dhe se kjo gjendje e Kuvendit të Kosovës është një gjendje e pakapërcyeshme. Ai tha se Kushtetuta jonë dhe gjendja jonë ligjore, korpusi jonë ligjor dhe i Kushtetutës nuk lejon që të ketë plotësim dhe konstituim të Kuvendit pa një përfaqësues të komunitetit serb.
“Jo, se është e pakapërcyeshme ngërçi i po asaj Pako të Ahtisaarit dhe lojës që po bëhet kinse në integrimin e domosdoshëm ligjor. Edhe kur bojkotohet ke padëgjueshmëri qytetare, ke sabotim dhe ke vërtetim me një sulm terrorist siç është rasti i një parapartie politike si Lista Serbe, prandaj Kushtetuta jonë dhe gjendja jonë ligjore, korpusi jonë ligjor dhe i Kushtetutës nuk lejon së paku në formë, që të ketë plotësim dhe konstituim të Kuvendit qoftë edhe pa përfaqësues të komunitetit serb, deputetit përkatës”, tha Gashi, shkruan Gazeta10.
Gashi tutje tha se këto veprime që po bëhen në Kuvend janë antikushtetuese dhe se pa një përfaqësues të komuniteit serb në kryesi të Kuvendit nuk mund të ketë kapërcim ose dalje nga kriza.
“Është një fazë mjaft ngërç politik dhe po e shohim që tash njëra prej tyre mos e kritiko atë e mos e kritiko këtë, po e shohim që ky diskriminim pozitiv edhe kjo kundërpesha që duheshte të paguhet në fakt për standarde të garantuara serbe. Prap nuk pshtë menduar mirë në tendenca, kur arrijmë në këto situata të bojkotit dhe keqpërdorimit formal të emrave dhe kodeve ligjore, e këndej veprimi real krejt e kundërta prej asaj çka është kushtetuese, pra s’ka kapërcim, s’ka dalje nga kriza, s’ka konstituim të plotë pa një përfaqësues të komunitetit serb në kryesi të Kuvendit”, shtoi Gashi./Gazeta10