Blero thotë për herë të tretë: “Dëshiroj të martohem me ty”

Këngëtari i njohur Blero Muharremi di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e mediave rozë dhe të jetë pjesë e thashethemeve. Pas një sërë lidhjesh dashurie që nuk përfunduan me sukses, duket se për Bleron ka ardhur momenti i një ndryshimi të madh. Së fundmi, ai ka publikuar në “Instastory” një “screenshot” të një bisede me […]

Blero thotë për herë të tretë: “Dëshiroj të martohem me ty”

Këngëtari i njohur Blero Muharremi di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e mediave rozë dhe të jetë pjesë e thashethemeve.

Pas një sërë lidhjesh dashurie që nuk përfunduan me sukses, duket se për Bleron ka ardhur momenti i një ndryshimi të madh. Së fundmi, ai ka publikuar në “Instastory” një “screenshot” të një bisede me një vajzë misterioze, e cila i shpreh hapur ndjenjat.

“Më mungon” dhe “Dëshiroj të martohem me ty” janë mesazhet që kanë ngjallur kureshtjen e ndjekësve dhe kanë ngritur dyshimet se këngëtari mund të jetë në prag të një martese të re. Vajza në fjalë shkruan gjithashtu: “Unë thashë PO, pa më pyetur hiç”, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është serioze.

Identiteti i saj mbetet ende i panjohur, por fansat janë të bindur se Blero po jeton një kapitull të ri në jetën e tij, që mund të çojë drejt një fejese ose martese të afërt.