Bllokada në Kuvend, Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin

“Deputetët kanë 12 ditë afat për ta përfunduar seancën” The post Bllokada në Kuvend, Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin appeared first on Albinfo.

Bllokada në Kuvend, Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur aktgjykimin në lidhje me bllokadën në Kuvend, duke konstatuar se seanca konstituive e nisur më 15 prill 2025 ende nuk ka përfunduar dhe Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën, përcjell albinfo.ch.

Rasti KO265/25 ishte ngritur nga deputeti Igor Simiq dhe nëntë deputetë të tjerë, të cilët kishin kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesverbaleve dhe vendimeve të marra gjatë seancës konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025.

Gjykata, me vendim unanim, ka konkluduar se moszgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb e bën të papërfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit, në kundërshtim me nenet 66 dhe 67 të Kushtetutës së Kosovës.

Në aktgjykim thuhet se:

• Kuvendi duhet të përfundojë seancën konstituive brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

• Të gjithë deputetët janë të obliguar që gjatë procedurës të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të shtetit;

• Masa e përkohshme e pezullimit të vendimeve të Kuvendit, e vendosur më 5 shtator 2025, mbetet në fuqi deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit;

• Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare dhe njoftimit të palëve.

Ky aktgjykim pritet të ketë ndikim të madh në zhvillimet politike, pasi e detyron Kuvendin dhe partitë parlamentare të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, në mënyrë që të përmbyllet procesi i konstituimit dhe të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

The post Bllokada në Kuvend, Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin appeared first on Albinfo.