Bllokadë në Kuvend, për herë të 43-të dështon seanca konstituive
As pas 43 tentimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. 55 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00. Në këtë seancë, kryesuesi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni

As pas 43 tentimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet.
55 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.
Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00.
Në këtë seancë, kryesuesi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ua ndali fjalimet Ariana Shoshi-Musliut të PDK-së dhe Besian Mustafës së LDK-së, që kërkonin rikthim në procedurën e votimit të hapur për zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit.