BOMBA e merkatos: Milani në bisedime për yllin e PSG-së – pse dështoi transferimi?

AC Milan ishte aktiv në orët e fundit të merkatos së verës, duke synuar të përforcohej në disa pozicione kyçe. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, kuqezinjtë kishin në vëmendje edhe një emër surprizë: mbrojtësin e PSG-së, Presnel Kimpembe. Gjatë fundjavës para mbylljes së afatit kalimtar, drejtuesit e Milanit punuan për të afruar një qendërmbrojtës, një […]

BOMBA e merkatos: Milani në bisedime për yllin e PSG-së – pse dështoi transferimi?

AC Milan ishte aktiv në orët e fundit të merkatos së verës, duke synuar të përforcohej në disa pozicione kyçe. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, kuqezinjtë kishin në vëmendje edhe një emër surprizë: mbrojtësin e PSG-së, Presnel Kimpembe.

Gjatë fundjavës para mbylljes së afatit kalimtar, drejtuesit e Milanit punuan për të afruar një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues – “pema”, siç e quan Fabio Capello. Megjithatë, klubi arriti të zgjidhë vetëm një nga këto objektiva në mënyrë të plotë, përcjell ORAinfo.

Adrien Rabiot iu bashkua zyrtarisht Milanit në mbrëmjen e së hënës me një kontratë trevjeçare. Sa i përket mbrojtjes, David Odogu u afrua si përforcim në qendër të prapavijës, por mbi të ende ka pikëpyetje.

Fillimisht, Milani synoi Manuel Akanji-n dhe më pas Joe Gomez, por për arsye të paqarta, pista të tjera u aktivizuan. Sipas burimit francez, Rossonerët gjithashtu e konsideruan transferimin e Presnel Kimpembe nga PSG.

Mbrojtësi 30-vjeçar, me eksperiencë të madhe në nivele të larta dhe që luan me këmbën e majtë – një profil që i përshtatet kërkesave të Milanit – ishte në listën e klubeve të interesuara. Por, për shkak të kohës së kufizuar dhe ndoshta detajeve të tjera të panjohura, marrëveshja nuk u konkretizua.

Megjithatë, nuk përjashtohet që Milani të rikthehet tek ideja e transferimit të Kimpembe në të ardhmen, veçanërisht nëse mbrojtja do të ketë nevojë për përforcime shtesë. /ORAinfo/