“BOMBA” E MERKATOS! Patrik Schick drejt AC Milan – Sulmi i Kuq po forcohet

AC Milan ka hapur bisedimet për transferimin e sulmuesit të Bayer Leverkusen, Patrik Schick, në përpjekje për të forcuar sulmin e skuadrës. Sipas TMW, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, po monitoron nga afër situatën dhe po vlerëson mundësinë e një operacioni për 29-vjeçarin çek, raporton ORAinfo. Schick ka eksperiencë të mirë në Serie A, […]

“BOMBA” E MERKATOS! Patrik Schick drejt AC Milan – Sulmi i Kuq po forcohet

AC Milan ka hapur bisedimet për transferimin e sulmuesit të Bayer Leverkusen, Patrik Schick, në përpjekje për të forcuar sulmin e skuadrës.

Sipas TMW, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, po monitoron nga afër situatën dhe po vlerëson mundësinë e një operacioni për 29-vjeçarin çek, raporton ORAinfo.

Schick ka eksperiencë të mirë në Serie A, ku ka luajtur për Roma dhe Sampdoria, duke shënuar gjithsej 21 gola në kampionat. Ai ka shënuar gjithashtu 81 gola në 168 ndeshje për Bayer Leverkusen dhe ka një karrierë të pasur me përvojë në Bundesliga dhe në ekipin kombëtar të Republikës Çeke.

Sulmuesi pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri dhe menaxhmenti kuqezi, që kërkojnë një prani më fizike në sulm, një kërkesë e shprehur edhe nga Igli Tare. Bisedimet mes klubeve janë në vazhdim dhe Milan po tenton të mbyllë sa më shpejt transferimin. /ORAinfo/