Bombardues rusë pranë Europës/ Putin i kundërpërgjigjet Trump, i zhvendos nga Arktiku
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zhvendosjen e të paktën katër bombarduesve të rëndë bërthamor Tu-95MS më pranë kufirit europian mbrëmjen e të hënës sipas asaj që raportoi media investigative ukrainase Insider UA. Këto avionë bombardues janë përdorur rregullisht për të kryer sulme ajrore në Ukrainë ndërsa janë të pajisur me raketa me rreze të [...]Read More...

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zhvendosjen e të paktën katër bombarduesve të rëndë bërthamor Tu-95MS më pranë kufirit europian mbrëmjen e të hënës sipas asaj që raportoi media investigative ukrainase Insider UA.
Këto avionë bombardues janë përdorur rregullisht për të kryer sulme ajrore në Ukrainë ndërsa janë të pajisur me raketa me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketat e lundrimit dhe raketat bërthamore duke sjellë kështu një probabilitet për kryerjen e një sulmi të afërt.
Ky vendim i Presidentit Rus Vladimir Putin vjen si një kundërpërgjigje ndaj Presidentit Amerikan Donald Trump, i cili zhvendosi dy nga nëndetëset bërthamore Amerikane pranë Rusisë pas përshkallëzimit të retorikës bërthamore nga ish presidenti Rus Dimitry Medvedev.
Bombarduesit bërthamor rusë Tu-95MS ishin zhvendosur fillimisht nga baza ajrore Olenya në rajonin arktik të Murmanskut pas një sulmi të guximshëm me dron nga Ukraina në 1 qershor. Më pas, për shkak të frikës nga sulme të tjera, ata u transferuan në bazën Ukraina në rajonin Amur, 5,900 kilometra në lindje të Moskës, ku konsideroheshin të sigurt nga goditjet ukrainase.
Megjithatë, Insider UA raporton se disa prej këtyre avionëve janë rikthyer në bazat më pranë Evropës, si Olenya dhe Engels-2 brenda Rusisë. Disa prej tyre janë tashmë të pajisur me raketa lundrimi. Këta bombardues janë pjesë e arsenalit bërthamor të Rusisë, por shpesh përdoren edhe për sulme me armë konvencionale ndaj Ukrainës.
Lëvizja e bombarduesve ajror Rus vjen në javën që konsiderohet kyçe për diplomacinë Amerikane, pasi i dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, pritet të mbërrijë në Moskë të mërkurën. Vizita e tij paraprin vendosjen e sanksioneve të reja amerikane ndaj Kremlinit, në rast se Rusia nuk ndërmerr hapa konkrete drejt një armëpushimi në Ukrainë dhe rifillimit të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Europën Lindore./abcnews.al