Bosch shpall shkurtime masive: 13 mijë vende pune deri në vitin 2030
Bosch redukton fuqinë punëtore në Gjermani për shkak të krizës së tregut The post Bosch shpall shkurtime masive: 13 mijë vende pune deri në vitin 2030 appeared first on Albinfo.

Gjiganti gjerman i teknologjisë dhe furnizuesi më i madh i makinave në botë, Bosch, ka njoftuar planin për të reduktuar rreth 13,000 vende pune në fabrikat e tij në Gjermani deri në vitin 2030, transmeton albinfo.ch.
Kompania ka theksuar se vendimi vjen si pasojë e krizës së zgjatur në industrinë automobilistike. Sipas njoftimit, kërkesa e ulët në tregun e makinave, sidomos në Evropë, si dhe ngadalësimi i pritshëm i rritjes së elektromobilitetit dhe teknologjive të vozitjes së automatizuar, kanë detyruar Bosch-in të ndërmarrë këtë hap drastik.
“Ndryshimet strukturore në treg dhe tranzicioni drejt elektromobilitetit po ndodhin më ngadalë se sa parashikimet tona fillestare,” ka theksuar kompania, duke shtuar se ulja e fuqisë punëtore është e domosdoshme për të ruajtur konkurrueshmërinë në periudhën afatgjatë.
Bosch punëson aktualisht mbi 400 mijë njerëz në mbarë botën, prej të cilëve rreth 130 mijë në Gjermani. Shkurtimet e reja pritet të prekin kryesisht sektorët e prodhimit tradicional të motorëve me djegie të brendshme, por edhe disa segmente të tjera ku kompania po përballet me rënie të kërkesës.
Ekspertët vlerësojnë se ky është një sinjal i qartë i presionit të madh me të cilin po përballet industria automobilistike globale, e cila duhet të përshtatet shpejt ndaj trendeve të reja teknologjike dhe ekonomike. /Albinfo.ch
The post Bosch shpall shkurtime masive: 13 mijë vende pune deri në vitin 2030 appeared first on Albinfo.