Britania pret grupin e parë të fëmijëve të plagosur palestinezë
Një grup prej 30 deri në 50 fëmijësh palestinezë, të sëmurë rëndë dhe të plagosur, do të evakuohen nga Gaza në Britaninë e Madhe për trajtim mjekësor në javët e ardhshme. Ata do të jenë të parët që do të pranohen si pjesë e një operacioni të koordinuar nga qeveria laburiste e Keir Starmer, e [...]Read More...

Një grup prej 30 deri në 50 fëmijësh palestinezë, të sëmurë rëndë dhe të plagosur, do të evakuohen nga Gaza në Britaninë e Madhe për trajtim mjekësor në javët e ardhshme.
Ata do të jenë të parët që do të pranohen si pjesë e një operacioni të koordinuar nga qeveria laburiste e Keir Starmer, e koordinuar nga Ministria e Jashtme, e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë.
Fëmijët do të udhëtojnë me familjet e tyre. Vendimi erdhi pasi 96 deputetë të Westminster nga parti të ndryshme i shkruan një letër kryeministrit Starmer duke i kërkuar atij të transferonte fëmijët pa vonesë në ishull.