Buçkovski: Të respektohet Marrëveshja e Prespës! Mickoski: Maqedonia po bën gjithçka, por ende nuk jemi në BE

Ish-kryeministrit Vllado Buçkovski e këshilloi mandatarin Hristijan Mickoski që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe të mos i shemb urat që tashmë janë ndërtuar mes fqinjëve. Tani jemi në procesin The post Buçkovski: Të respektohet Marrëveshja e Prespës! Mickoski: Maqedonia po bën gjithçka, por ende nuk jemi në BE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Buçkovski: Të respektohet Marrëveshja e Prespës! Mickoski: Maqedonia po bën gjithçka, por ende nuk jemi në BE

Ish-kryeministrit Vllado Buçkovski e këshilloi mandatarin Hristijan Mickoski që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe të mos i shemb urat që tashmë janë ndërtuar mes fqinjëve. Tani jemi në procesin e ndërtimit të besimit me Greqinë dhe për këtë shkak duhet me kujdes të veprohet dhe të mos prishen raportet, theksoi Buçkovski në Konferencën për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm në Athinë për 6 vjetorin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa në organizimin e Fondacioneve të ish kryeministrave Zaev dhe Cipras.

“Për kryeministrin tonë të ardhshëm mendoj se është i zgjuar, por pa përvojë politike si kryeministri juaj Micotakis. I dërgoj mesazh Shkupit, Maqedonisë së Veriut, kryeministrit tonë të ri, që ta përsërisë të njëjtën fjali dhe të vazhdojë të ndërtojë ura të reja. Le t’i hapë mundësitë për investime të reja greke në vendin tonë sepse relacionet e biznesit me Greqi janë një nga përkrahësit më të fuqishëm të marrëdhënieve tona”, tha Vllado Buçkovski – ish – kryeministër.

Në lidhje me këto mesazhe, Mickoski tha se edhe pse Maqedonia bëri gjithçka që duhej, por ende jemi në dhomën e pritjes të BE-së.

“Ende i mbaj mend ata që na dërgonin mesazhe, si më shihnin në sy duke më gënjyer se me ndryshimin e emrit gjithçka do të ndryshojë. Do të bëhemi vend anëtar i NATO-s, do të nisin negociatat. Gënjyen një popull që bëri gjithçka për këtë iluzion si asnjë tjetër popull në Europë. Së pari hoqi dorë nga flamuri i tij, pastaj disa herë nga Kushtetuta, në fund nga emri i tij kushtetues dhe fatkeqësisht ende jemi në dhomën e pritjes, nuk jemi ulur as në tryezë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Periudhën e fundit pasi Mickoski dhe presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e përdorën emrin kushtetues, erdhën reagime të shumta nga Greqia me mesazh se qeveria e ardhshme duhet ta respektojë Marrëveshjen e Prespës.

The post Buçkovski: Të respektohet Marrëveshja e Prespës! Mickoski: Maqedonia po bën gjithçka, por ende nuk jemi në BE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .