Bulliqi viziton qendrën grumbulluese të frutave në Podujevë: Bashkë për bizneset, bashkë për Podujevën

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me kandidatët për Asamblenë Komunale, kanë vizituar pikën grumbulluese të frutave “Joni Sh” në fshatin Balloc, të pronarit Alban Shabani. Në këtë qendër janë të punësuar 16 punëtorë dhe grumbullohen mjedra, dredhëza e boronica që më pas eksportohen në tregjet e Bashkimit Evropian. Bulliqi tha se kjo

Bulliqi viziton qendrën grumbulluese të frutave në Podujevë: Bashkë për bizneset, bashkë për Podujevën

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me kandidatët për Asamblenë Komunale, kanë vizituar pikën grumbulluese të frutave “Joni Sh” në fshatin Balloc, të pronarit Alban Shabani.

Në këtë qendër janë të punësuar 16 punëtorë dhe grumbullohen mjedra, dredhëza e boronica që më pas eksportohen në tregjet e Bashkimit Evropian.

Bulliqi tha se kjo qendër bashkëpunon me mbi 400 fermerë të komunës, duke krijuar një zinxhir të rëndësishëm të prodhimit dhe shpërndarjes.

“Bashkë për bizneset! Bashkë për Podujevën!”, u shpreh ai.