Cakolli: Akreditimi i organizatave që dalin sikur kërpudhat pas shiut nuk i shërben transparencës

Eguen Cakolli nga KDI ka folur për prezencën e organizatave të ashtuquajtura joqeveritare të cilat tha se janë veç në letër. Ai ka thënë se këto struktura nuk janë rastësi, dhe se ato e keqpërdorin vëzhgimin për të shtyrë përpara interesa politike ose ndikime të tjera. “Në çdo proces zgjedhor shfaqen organizata të ashtuquajtura joqeveritare

Cakolli: Akreditimi i organizatave që dalin sikur kërpudhat pas shiut nuk i shërben transparencës

Eguen Cakolli nga KDI ka folur për prezencën e organizatave të ashtuquajtura joqeveritare të cilat tha se janë veç në letër. Ai ka thënë se këto struktura nuk janë rastësi, dhe se ato e keqpërdorin vëzhgimin për të shtyrë përpara interesa politike ose ndikime të tjera.

“Në çdo proces zgjedhor shfaqen organizata të ashtuquajtura joqeveritare që krijohen në minutën e fundit vetëm për t’u akredituar si vëzhgues. Pa përvojë, pa aktivitete të mëhershme e shpesh edhe me zyra fiktive, ato ekzistojnë vetëm në letër. Këto struktura nuk janë rastësi. Ato e keqpërdorin vëzhgimin për të shtyrë përpara interesa politike ose ndikime të tjera, duke u fshehur pas petkut të shoqërisë civile. Standardet ndërkombëtare janë të qarta: vëzhgimi qytetar duhet të bëhet nga organizata të pavarura, me kapacitet real dhe metodologji të mirëfilltë”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka thënë se akreditimi i organizatave që dalin sikur kërpudhat pas shiut nuk i shërben transparencës.

“KQZ duhet të tregojë kujdes më të madh dhe të sigurohet që vëzhgimi nga shoqëria civile mbetet real e i besueshëm, e jo i simuluar nga akterë politikë apo parapolitik.  Së fundi, akreditimi i organizatave (që dalin sikur këpurdhat pas shiut) nuk i shërben transparencës, por përkundrazi, e dëmton besueshmërinë e gjithë procesit”, ka shkruar Cakolli.

Në mbledhjen që KQZ pati të mërkurën, cështja e organizatave bëri që të ketë përplasje mes anëtarëve të partive politike brenda KQZ-së.