Cakolli: Gjykata Supreme e sqaroi se nuk mund të ulesh në dy karrige
Gjykata Supreme ka sqaruar përfundimisht se ish-ministrat, të cilët pas zgjedhjeve janë certifikuar si deputetë, nuk mund të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive pas datës 27 mars. Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) theksoi se çdo vendim i marrë nga ta pas kësaj date është nul dhe bie ndesh me Kushtetutën dhe

Gjykata Supreme ka sqaruar përfundimisht se ish-ministrat, të cilët pas zgjedhjeve janë certifikuar si deputetë, nuk mund të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive pas datës 27 mars.
Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) theksoi se çdo vendim i marrë nga ta pas kësaj date është nul dhe bie ndesh me Kushtetutën dhe parimin e ndarjes së pushteteve.
Sipas Cakollit, Qeveria aktuale nuk ka më mandat për të marrë vendime, dhe veprimet e vazhdueshme të ministrave të certifikuar si deputetë janë shkelje të hapura kushtetuese, të kryera pa legjitimitet e mbikëqyrje parlamentare.
Ai theksoi se kjo përbën bazë për ndjekje penale dhe dëmton rëndë institucionet dhe qytetarët.