Cakolli: Vendimi për shtesat e lehonave është i duhur, por jo në përputhje me ligjin
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë në detyrë për dyfishimin e mbështetjes financiare për lehonatm nuk është në përputhje me ligjin. “Vendimi i sotëm, për të dyfishuar përfitimet e tyre mujore – që në total kap shumën prej 10 milionë eurosh – nuk është në përputhje me ligjin. Ligji

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë në detyrë për dyfishimin e mbështetjes financiare për lehonatm nuk është në përputhje me ligjin.
“Vendimi i sotëm, për të dyfishuar përfitimet e tyre mujore – që në total kap shumën prej 10 milionë eurosh – nuk është në përputhje me ligjin. Ligji parashikon që një qeveri në dorëheqje të kufizohet në ushtrimin e funksioneve teknike, të paraplanifikuara dhe brenda buxhetit vjetor e Planit të Punës të miratuar më parë. Asaj nuk i jepet e drejta të ndërmarrë veprime që ndryshojnë natyrën e përfitimeve publike apo krijojnë obligime të reja fiskale për qeverinë pasuese”, tha Cakolli.
Ai shton se vendimi i sotëm nuk është as i planifikuar, as i justifikuar nga ndonjë situatë emergjente.
“Përkundrazi, ai përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën sociale dhe fiskale, duke shkuar përtej rolit teknik të një qeverie kalimtare. Përmes këtij akti, Qeveria ka kaluar nga roli i administrimit të përkohshëm institucional në pozitë politikëbërëse – pa mandat, pa kontroll parlamentar dhe jashtë çdo logjike demokratike”.
“Interpretimi duhet të burojë nga logjika kushtetuese e kufizimit të pushtetit në periudha pa mandat – me synimin për të ruajtur ekuilibrin institucional, për të shmangur vendimmarrje të njëanshme dhe për të garantuar se orientimi i politikave të reja u takon vetëm një shumice të re legjitime. Një interpretim të tillë, për shumë situata të ngjashme, do të duhej ta kishte edhe qeveria në largim…”, tha ai.