Cardi B, e pafajshme/ SHBA, gjykata shpall vendimin për reperen e akuzuar për sulm fizik

Reperja amerikane Cardi B u shpall e pafajshme nga një juri në Los Angeles, pas një padie civile ku një  punonjëse e sigurisë së saj e akuzonte për sulm fizik kërkonte 24 milionë dollarë dëmshpërblim. Punonjesja Emani Ellis, pretendonte se në vitin 2018 reperja i kishte ngulur asaj thonjtë  e saj me tipsa 7 centimetër [...]Read More...

Cardi B, e pafajshme/ SHBA, gjykata shpall vendimin për reperen e akuzuar për sulm fizik

Reperja amerikane Cardi B u shpall e pafajshme nga një juri në Los Angeles, pas një padie civile ku një  punonjëse e sigurisë së saj e akuzonte për sulm fizik kërkonte 24 milionë dollarë dëmshpërblim.

Punonjesja Emani Ellis, pretendonte se në vitin 2018 reperja i kishte ngulur asaj thonjtë  e saj me tipsa 7 centimetër në fytyrë, pasi kishte dale nga një klinikë mjekësore. Në atë kohë reperja Cardi B ishte shtatëzanë në priteje të fëmijës së parë por nuk e kishte bërë publik lajmin për mediat. Punonjësa kishte paditur Cardi B duke thënë se ky incident e kishte lënë atë të traumatizuar.

Procesi gjyqësor në Los Angelos u shoqërua me momente të shumta virale, pasi këngëtarja dëshmoi vetë në sallë, duke folur hapur për përplasjen, veshjet e saj dhe gjatësinë e thonjve, të cilët u bënë objekt diskutimi gjatë seancave. Cardi B mohoi të ketë prekur apo pështyrë rojën e saj, duke pranuar vetëm një debat verbal të ashpër.

Juria vendosi pas rreth një ore diskutimesh që ta shpallte artisten të pafajshme për të gjitha akuzat, përfshirë sulm, dhunë fizike, shkaktim të qëllimshëm të stresit emocional, neglizhencë dhe bllokim të paligjshëm.

Në dëshminë e saj, reperja –  tha se roja e kishte ndjekur, e kishte filmuar me telefon dhe i kishte shkelur privatësinë, në një kohë kur ajo ishte katër muaj shtatzënë dhe vizitonte mjekun e saj. Doktori dhe recepsionistja e tij dëshmuan në mbështetje të saj, duke thënë se ishte Ellis ajo që e kishte nisur konfliktin.

Pas vendimit, Cardi B u shpreh se nuk kishte ndërmend të paguante para për pretendime të rreme:
“Unë punoj gjithë ditën dhe fort për paratë e mia, për fëmijët dhe për ata që kujdesem. Mos mendoni asnjëherë se mund të më padisni dhe unë do të pranoj të mbyllet me një marrëveshje,” tha ajo për gazetarët.

Megjithatë, këngëtarja u bëri thirrje fansave të mos e shqetësojnë ish punonjesen e saj te sigurise apo familjen e saj pas përfundimit të çështjes./abcnews.al