Çfarë do t’i ndodhte Tokios nëse mali Fuji do të shpërthente, inteligjenca artificiale zbulon se tmerri ‘mund të vijë pa asnjë paralajmërim’
Autoritetet japoneze kanë publikuar një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon se si mund të duket një shpërthim i malit Fuji. Mali i shenjtë, një vullkan aktiv që ndodhet vetëm 60 milje në jugperëndim të kryeqytetit të dendur të Japonisë, Tokios, normalisht shpërthen çdo 210 vjet. Por ka qenë i fjetur për më […]

Autoritetet japoneze kanë publikuar një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon se si mund të duket një shpërthim i malit Fuji.
Mali i shenjtë, një vullkan aktiv që ndodhet vetëm 60 milje në jugperëndim të kryeqytetit të dendur të Japonisë, Tokios, normalisht shpërthen çdo 210 vjet. Por ka qenë i fjetur për më shumë se tre shekuj.
Videoja tregon një re të madhe hiri dhe tymi që ngrihet lart në qiellin mbi Tokio, duke përhapur një re të errët dhe të gjerë mbi qytet, transmeton Telegrafi.
Ajo vazhdon me skena të kryeqytetit të ‘varrosur’ nën një shtresë të trashë hiri, ndërsa një zë paralajmëron: “Momenti mund të vijë pa asnjë paralajmërim. Meqenëse nuk e dimë se kur do të shpërthejë mali Fuji dhe do të na mbulojë me hi vullkanik, për të mbrojtur veten dhe të dashurit tanë, duhet të armatosemi me fakte”.
Videoja paralajmëron gjithashtu për rreziqet e mundshme shëndetësore me të cilat përballen 37 milionë banorët e Tokios: “Hiri vullkanik përbëhet nga grimca të imëta dhe të dhëmbëzuara. Cilësitë e tij unike paraqesin shumë rreziqe për shëndetin dhe shoqërinë”.
Mali Fuji shpërtheu për herë të fundit në vitin 1707, duke nxjerrë 850 milionë metra kub material vullkanik gjatë 16 ditëve.
Më parë këtë vit, një panel ekspertësh paralajmëroi se një shpërthim mund të gjeneronte deri në 490 milionë metra kub mbeturina, shumica e të cilave do të përfundonin në Tokio brenda pak më shumë se një ore.