Çfarë përmban plani i paqes i SHBA-së për Gazën?
Administrata Trump ka propozuar një plan paqeje me 21 pika për Gazën, i cili kërkon lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi brenda 48 orëve nga arritja e një marrëveshjeje dhe përcakton një plan veprimi për Gazën sapo të përfundojë lufta, sipas një burimi të njohur me propozimin. Ndërkohë, sulmi i Izraelit në enklavë [...]Read More...

Administrata Trump ka propozuar një plan paqeje me 21 pika për Gazën, i cili kërkon lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi brenda 48 orëve nga arritja e një marrëveshjeje dhe përcakton një plan veprimi për Gazën sapo të përfundojë lufta, sipas një burimi të njohur me propozimin.
Ndërkohë, sulmi i Izraelit në enklavë vazhdon, me ushtrinë që ka përshkallëzuar ofensivën e saj në ditët e fundit dhe ka detyruar shumë njerëz të largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po hyjnë më thellë në zonën urbane.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të premten, megjithatë, u zotua të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet, shkruan CNN.
Plani mund të jetë problematik për Netanyahun, duke qenë se njeh aspiratat për një shtet palestinez – diçka që kundërshtohet me forcë nga anëtarët kryesorë të qeverisë së tij.
• Lirimi i pengjeve – rreth 20 prej të cilëve mendohet se janë ende gjallë – do të bëhej në këmbim të një tërheqjeje graduale të trupave izraelite nga Gaza, sipas burimit.
• Plani do t’i mohonte Hamasit çdo rol të ardhshëm në qeverisjen e Gazës, tha burimi. Në vend të kësaj, ai kërkon dy nivele qeverisjeje të përkohshme në territor – një organ ndërkombëtar gjithëpërfshirës dhe një komitet palestinez.
• Nuk ka një afat kohor në propozimin që organi ndërkombëtar t’ia kalojë udhëheqjen e Gazës Autoritetit Palestinez (AP), i cili ushtron vetëqeverisje nominale në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe përballet me kufizime të rënda nga Izraeli.
• Plani nuk tregon se SHBA-të do të mbështesin krijimin e një shteti palestinez, por e njeh atë si një aspiratë të palestinezëve./abcnews.al