Cllevio dëshmon në gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur ua kërkova falje Noizy-t

Cllevio dëshmon në gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur ua kërkova falje Noizy-t

Cllevio dëshmon në gjykatë për sulmin nga Noizy dhe banda e tij

Në një dëshmi të rëndësishme gjatë procesit kundër anëtarëve të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, Cllevio Ahmetaj ka rrëfyer detajet e sulmit që pësoi nga Noizy dhe banda e tij në vitin 2020.

Cllevio ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me të pandehurit, duke përfshirë edhe Laert Haxhiun, me të cilin ka njohuri të hershme nga Lushnja. “Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht, por viteve të fundit nuk e kam takuar fare. Në vitin 2013 u kthëva nga SHBA-të dhe në vitin 2014 u arrestova, duke dalë nga burgu vetëm në vitin 2020”, ka thënë ai.

Ai ka sqaruar gjithashtu lidhjen e tij me Noizy (Rigels Rajku), duke deklaruar se kanë njohje artistike. “Me Rigelsin kam njohje artistike. Në vitin 2007, kur ishim në Amerikë, ne kur na shante Noizy, ishim të gjithë. Pas 15–20 vitesh, unë fillova të bëj muzikë duke sharë Noizyn në mënyrë artistike. Kur dola nga burgu në vitin 2020, desha të bëhesha i famshëm dhe fillova të bëj ‘diss’ kundër tij”, ka shpjeguar Cllevio.

Sipas rrëfimit të tij, ai ka shkuar në lokalin “Zins” në Currilë të Durrësit për t’i kërkuar falje Noizy-t. “Ishte shoqëruar nga shokët e mi. Kur u parkova, u thashë që të mos dilnin nga makina. Kur vajta aty, doli Rigels Rajku me rreth 12 veta. Aty më rrahën, më shkelmuan në kokë me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë dhe u mjekova në spital”, ka treguar ai.

Cllevio ka deklaruar se Noizy erdhi për vetëm 24 sekonda, por gjatë këtij takimi të shkurtër, ai u godit nga 6–8 persona. “Nuk i njoh kush ishin ata që e shoqëronin Noizyn. Kur erdhi Noizy, hoqa syzet për ta respektuar, por në atë moment më goditi me grusht dhe u godita nga shumë veta”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se dy shokët e tij gjithashtu kanë pësuar dëmtime gjatë incidentit, duke përfshirë thyerjen e dhëmbëve të njërit prej tyre. “Kam pasur dëmtime në kokë dhe brinjë. Për këtë ngjarje kam dhënë deklaratë në IEVP Fier. Është dokumentuar me pamje filmike që më godasin. Nuk mendova të hakmerresha ndaj Noizyt”, ka theksuar Cllevio.

Në lidhje me shpërthimin me tritol në lokalin e Noizy-t, Cllevio ka deklaruar se e ka marrë vesh nga shokët e tij në burg. “E kam marrë vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditësh. Nuk e di kush ia ka vendosur tritolin, sepse isha në burg. Mendova se mund ta kishte bërë ‘BABA’, por nuk kam asnjë informacion që Laerti ta ketë bërë këtë gjë”, ka thënë ai.

Me pak fjalë

Cllevio Ahmetaj ka dëshmuar në gjykatë për sulmin që pësoi nga Noizy dhe banda e tij në vitin 2020, duke deklaruar se nuk kishte lidhje me grupin kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Ai ka rrëfyer detajet e incidentit, duke përfshirë edhe dëmtimet fizike që pësoi gjatë sulmit.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.