Çmim i madh për ansamblin “Kastriotët” në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës

Kultura shqiptare shkëlqen në Festivalin e Kulturës, “Kastriotët” shpërblehen me çmim The post Çmim i madh për ansamblin “Kastriotët” në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës appeared first on Albinfo.

Çmim i madh për ansamblin “Kastriotët” në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës

Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është vlerësuar me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës, i cili u mbajt në Prefekturën e Ankarasë, në Bashkinë Çubuk dhe më pas në Bashkinë Inegöl të Bursës, Turqi, transmeton albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka përgëzuar ansamblin për suksesin dhe kontributin në promovimin e kulturës shqiptare.

Përveç performancave me këngë dhe valle tradicionale, anëtarët e ansamblit zhvilluan edhe takime protokollare me drejtues të bashkive dhe personalitete të komunitetit kulturor turk.

Me këtë rast, koreografi i njohur Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit, duke u vlerësuar për rolin e tij në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Sot prita drejtuesit dhe anëtarët e AAKV ‘Kastriotët’ për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të Ferizajt”, ka shkruar kryetari Aliu.

Ky vlerësim ndërkombëtar e radhit ansamblin “Kastriotët” mes grupeve më të suksesshme në prezantimin e kulturës shqiptare në botë./ Albinfo.ch 

The post Çmim i madh për ansamblin “Kastriotët” në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës appeared first on Albinfo.