Çmimet e arit arrijnë tjetë nivel rekord
Çmimi i arit u rrit me 1.49% të hënën, duke arritur në një nivel historik prej 3,819.8 dollarë që nga ora 07:00 GMT. Gjatë 12 muajve të fundit, çmimi i arit ka luhatur midis 2,536.91 dhe 3,819.8 dollarëve, duke shënuar një rritje prej 41.5% gjatë kësaj periudhe. Kjo rritje vijon të udhëhiqet nga faktorë si […] The post Çmimet e arit arrijnë tjetë nivel rekord appeared first on Albinfo.

Çmimi i arit u rrit me 1.49% të hënën, duke arritur në një nivel historik prej 3,819.8 dollarë që nga ora 07:00 GMT.
Gjatë 12 muajve të fundit, çmimi i arit ka luhatur midis 2,536.91 dhe 3,819.8 dollarëve, duke shënuar një rritje prej 41.5% gjatë kësaj periudhe.
Kjo rritje vijon të udhëhiqet nga faktorë si rreziku gjeopolitik, shqetësimet për ekonominë globale, kërkesa në rritje e bankave qendrore për ar dhe uljet e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së.
Sipas lajmeve të fundit, Rezerva Federale uli normën e politikës me 25 pikë bazë javën e kaluar, pas insistimit të Presidentit Donald Trump.
Tregjet presin ulje të mëtejshme të normave të interesit gjatë takimeve të Rezervës Federale në tetor dhe dhjetor.
The post Çmimet e arit arrijnë tjetë nivel rekord appeared first on Albinfo.