Çmimet e larta të naftës, Kusari-Lila: Mekanizmi që kemi vendosur ka dhënë rezultate, por ndoshta jo 100%

Çmimet e larta të naftës, Kusari-Lila: Mekanizmi që kemi vendosur ka dhënë rezultate, por ndoshta jo 100%

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur shpresën se çmimet e naftës do të stabilizohen pas armëpushimit të përkohshëm mes SHBA-së dhe Iranit.

Ajo theksoi se zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të energjisë, ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun kosovar.

“Është shumë e rëndësishme që ky mekanizëm i joni deri tani ka dhënë rezultatet e veta ndoshta jo në nivel 100%,” tha ajo.

“Stabilizimi i çmimit […] do të varet nga rrethanat në Lindjen e Mesme”, deklaroi Kusari-Lila.

Sipas saj, mekanizmi aktual i marzhave ka ndihmuar në kufizimin e rritjes së çmimeve. Megjithatë, qeveria po shqyrton mundësinë e ndërhyrjeve shtesë për sektorët e transportit dhe bujqësisë.