Zyba debaton me Zemajn, akuzon këtë të fundit se ka votuar pro amnistimit të krimeve serbe

Zyba debaton me Zemajn, akuzon këtë të fundit se ka votuar pro amnistimit të krimeve serbe

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba në fjalën e tij në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar Qeveritë e kaluara duke thënë se ka persona që kanë qenë ish-këshilltarë më herët, dhe se jetojnë në Shqipëri.

Zyba iu drejtua Zemajt duke i thënë se ka votuar ligj pro amnistimit të krimeve serbe, gjë që e kundërshtoj Zemaj.

“S’është e vërtetë”, tha Zemaj.

Zyba ia ktheu “mirë de tash”.

“Në përpjekjen tënde tash me e evidentuar qëndrimin tënd dhe argumentin tënd, as nuk kemi amnistuar kriminelë, as krime, s’është e vërtetë, po as s’kam qenë pjesë e votimit. Vazhdojmë tash”, tha Zemaj.

Zyba theksoi se të drejtën për të folur nuk ja jep, Zemaj.

“Të drejtën me vazhdu nuk ma jep ti. Ma jep e drejta e rregullores… s’po ndërhy. s’po vazhdoj. Po ti ndërhyn, edhe po të them ky ndërhyrje nuk bën më pak të përgjegjshëm në ato që keni bërë deri tash”, ka thënë