Ja si do të jenë çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut pasi që Qeveria uli TVSH-në?

Ja si do të jenë çmimet e naftës në Maqedoninë e Veriut pasi që Qeveria uli TVSH-në?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për karburantet nga 18 në 10 për qind, me qëllim zbutjen e rritjes së çmimeve dhe lehtësimin e barrës financiare mbi qytetarët dhe ekonominë në kushte të gjendjes së krizës, përcjell INA.

Sipas llogaritjeve qeveritare, masa do të zbusë ndjeshëm goditjen e çmimeve që pritet te karburantet.

Tek nafta, në vend të shtrenjtimit të pritshëm prej rreth 5 denarësh, pritet një ulje prej rreth 2 denarësh.

Me këtë, goditja e çmimeve do të zbutet për rreth shtatë denarë, ndërsa çmimi i ri do të jetë rreth 99 denarë për litër.

Tek benzina pritet një rritje prej rreth 3,5 denarësh, kështu që çmimi i EUROSUPER BS-95 do të arrinte në rreth 100,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitej me çmim prej rreth 102,5 denarë për litër.

Shkalla e reduktuar tatimore prej 10 për qind do të zbatohet nga ora 00:01 më 15 shtator deri në orën 24:00 më 28 shtator 2026.

Nga Qeveria thonë se me këtë masë po ndërmerren hapa konkretë për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe mbështetjen e ekonomisë, veçanërisht në kushtet e çrregullimeve të mundshme në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.