CNN: Trump pretendon paqe “të përjetshme” në tokën e luftërave të përjetshme – a është e gjitha veç një iluzion i madh?

Duket se Donald Trump ka dalë nga kriza më e rëndë në marrëdhëniet e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit me një fitore, shkruan CNN. Presidenti u kap pas përgjigjes modeste me raketa të Teheranit të hënën ndaj bombardimeve amerikane të objekteve bërthamore iraniane, si një shenjë se Irani dëshiron ta ndalë përshkallëzimet: “URIME ?BOTË

CNN: Trump pretendon paqe “të përjetshme” në tokën e luftërave të përjetshme – a është e gjitha veç një iluzion i madh?

Duket se Donald Trump ka dalë nga kriza më e rëndë në marrëdhëniet e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit me një fitore, shkruan CNN.

Presidenti u kap pas përgjigjes modeste me raketa të Teheranit të hënën ndaj bombardimeve amerikane të objekteve bërthamore iraniane, si një shenjë se Irani dëshiron ta ndalë përshkallëzimet: “URIME ?BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!”, postoi ai në Truth Social.

Entuziazmi i Trump ishte një shenjë se ai e sheh përfshirjen e SHBA-së në këtë konflikt si të përfunduar, të paktën tash për tash.

Ai vazhdoi duke shpallur një armëpushim mes Iranit dhe Izraelit. Armëpushimet në Lindjen e Mesme janë shpesh të brishta dhe të përkohshme, siç u nënvizua nga sulmet si të Izraelit, ashtu edhe të Iranit, në orët para se të vendosej armëpushimi.

Por presidenti tashmë po e promovonte veten si një paqebërës dhe mjeshtër i marrëveshjeve, vetëm 48 orë pasi bombarduesit amerikanë e goditën Iranin.

“Mendoj se armëpushimi është i pakufizuar. Do të zgjasë përgjithmonë”, tha Trump për NBC News të hënën në mbrëmje, duke parashikuar se Izraeli dhe Irani “nuk do të qëllojnë më kurrë ndaj njëri-tjetrit”.

Kjo është një deklaratë e guximshme, duke pasur parasysh reputacionin e Lindjes së Mesme si varrezë e presidencave amerikane. Dhe pavarësisht aftësive të Trump për marketing, ngjarjet do të vendosin nëse përparimi i tij është i vërtetë apo thjesht një tjetër iluzion.