Comey deklarohet i pafajshëm/ “Russiagate”, ish-kreu i FBI nuk pranon akuzat për mashtrim

Ish drejtori i FBI James Comey doli para gjykatës ku u vetëdeklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij. Comey, i kritikuar shpesh nga Presidenti Donald Trump, akuzohet se gënjeu Kongresin në shtator të vitit 2020, duke mos treguar të vërtetën nëse ai kishte autorizuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar për mediat, në lidhje [...]Read More...

Comey deklarohet i pafajshëm/ “Russiagate”, ish-kreu i FBI nuk pranon akuzat për mashtrim

Ish drejtori i FBI James Comey doli para gjykatës ku u vetëdeklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Comey, i kritikuar shpesh nga Presidenti Donald Trump, akuzohet se gënjeu Kongresin në shtator të vitit 2020, duke mos treguar të vërtetën nëse ai kishte autorizuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar për mediat, në lidhje me hetimin për lidhjet midis Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trump në vitin 2016.

Megjithatë ai nuk pranoi të ketë kryer asnjë nga krimet e sipërpërmendura dhe kërkoi një gjyq të shpejtë, ku një juri do të vendosë nëse është fajtor apo jo. Pas diskutimeve edhe me avokatët e ish drejtorit të FBI, gjykatësi vendosi që gjyqi të fillojë më 5 janar të vitit të ardhshëm.

Gjyqi ndaj Comey vjen në një kohë kur Donald Trump ëhstë akuzuar vazhdimisht se po godet kundërshtarët e tij politikë.

Presidenti amerikan e ka sulmuar disa herë Comey publikisht në lidhje me çështjen e famshme të quajtur “Russiagate”, që kishte të bënte me ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet amerikane.

Trumpi e shkarkoi Comeyn në vitin 2017, në fillim të mandatit të tij të parë dhe që atëherë, ai e ka kritikuar rregullisht për mënyrën se si e kishte udhëhequr hetimin nga FBI që dokumentoi kontaktet mes rusëve dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.

Comey ka thënë se goditja e ndaj tij ka të bëjë me faktin se ai dhe familja e tij i kanë dalë kundër presidentit amerikan.

/abcnews.al/