Conte trondit Serie A: ‘Milani dhe Juve rikthehen për titullin

Antonio Conte ka dhënë një deklaratë të fortë këtë pasdite, duke theksuar se gara për Scudetton këtë sezon do të jetë më e hapur se kurrë. Në një intervistë për Sky Sport Italia, e transmetuar edhe nga MilanNews, trajneri i Napolit nuk i ka kursyer fjalët për tre klubet më të mëdha të Serie A: […]

Conte trondit Serie A: ‘Milani dhe Juve rikthehen për titullin

Antonio Conte ka dhënë një deklaratë të fortë këtë pasdite, duke theksuar se gara për Scudetton këtë sezon do të jetë më e hapur se kurrë. Në një intervistë për Sky Sport Italia, e transmetuar edhe nga MilanNews, trajneri i Napolit nuk i ka kursyer fjalët për tre klubet më të mëdha të Serie A: Interin, Milanin dhe Juventusin.

“Ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar,” tha Conte.

“Interi ka qenë konstant në performancë dhe nuk ka nevojë për rikthim. Por Milani dhe Juventusi do të jenë me siguri pjesë e garës, me skuadra të forta dhe të ndërtuara për të konkurruar”, përcjell ORAinfo.

Jo një betejë personale me Allegrin

Trajneri i Napolit mohoi çdo ide për një rivalitet të drejtpërdrejtë me Massimiliano Allegrin, duke theksuar se nuk është një sfidë personale mes tyre, por një garë e hapur mes 20 skuadrave të Serie A.

“Ka njëzet ekipe në këtë kampionat dhe të gjithë janë në garë. Nuk ka vetëm një duel mes meje dhe Allegrit,” shtoi ai.

Milani – një kandidat i heshtur?

Pas një sezoni zhgënjyes, që përfundoi me vendin e 8-të dhe pa kualifikim të drejtëpërdrejtë për Ligën e Kampionëve, Milani është në një fazë rivendosjeje. Objektivi kryesor mbetet rikthimi në top 4, por, sipas Contes, kuqezinjtë nuk duhet nënvlerësuar në garën për titull.

Me afrimet e fundit dhe një merkato ende të hapur, gjithçka është ende e mundur në këtë fazë të sezonit. A do të arrijë Milani të luftojë për Scudetton e 20-të në histori? Mbetet për t’u parë… /ORAinfo/