Cyrihu nuk lejon më blerje të reja të Rottweilerëve

Cyrihu po teston Rottweilerët  The post Cyrihu nuk lejon më blerje të reja të Rottweilerëve appeared first on Albinfo.

Cyrihu nuk lejon më blerje të reja të Rottweilerëve

Nga 1 janari 2025, qeveria e Cyrihut nuk lejon më blerje të reja të Rottweilerëve. Ky vendim u mor pasi këta qen kafshuan disa fëmijë, duke shkaktuar lëndime serioze, përcjell albinfo.ch.

Deri më tani, ekspertët veterinarë kanë vlerësuar 24 nga mbi 300 Rottweilerët e regjistruar në Cyrih.

Në një rast, u urdhëruan “masa të menjëhershme” sepse qeni u gjet agresiv.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që kafsha do të vritet. Ky veprim drastik është opsioni i fundit, tha veterineri i kantonit të Cyrihut, Lukas Perler, të mërkurën.

Në vend të kësaj, kurset e trajnimit, zinxhirët dhe grykat janë të detyrueshme për këtë racë.

Këto teste kryhen në mënyrë që Rottweilerët të mund të vazhdojnë të mbahen ligjërisht në Cyrih.

Numri i tyre ka rënë tashmë me 15 përqind që nga hyrja në fuqi e ndalimit.

The post Cyrihu nuk lejon më blerje të reja të Rottweilerëve appeared first on Albinfo.