Cyrihu synon të organizojë Kampionatin Evropian të Atletikës në vitin 2034

Cyrihu synon të organizojë Kampionatin Evropian të Atletikës në vitin 2034

Cyrih mund të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian të Atletikës në vitin 2034. Organizatorët e mitingut të njohur ndërkombëtar Weltklasse Zürich dhe federata zvicerane e atletikës, Swiss Athletics, synojnë të paraqesin një kandidaturë të përbashkët për organizimin e këtij aktiviteti të madh sportiv, transmeton albinfo.ch.

Herën e fundit, Zvicra e organizoi Kampionatin Evropian të Atletikës në Zyrih në vitin 2014. Me kandidaturën e re, dy organizatat synojnë që pas 20 vjetësh, ky aktivitet të rikthehet në qytetin zviceran.

Sipas planeve, kampionati mund të organizohet në kuadër të një eventi shumëdisiplinor, ku disa sporte zhvillohen në të njëjtën periudhë.

Swiss Athletics kishte paraqitur më herët kandidaturën për organizimin e Kampionatit Evropian të Atletikës në vitin 2030. Megjithatë, pasi Këshilli Federal i Zvicrës vendosi të mos e mbështeste financiarisht organizimin e European Championships 2030, kandidatura u tërhoq.

Tashmë, Weltklasse Zürich dhe Swiss Athletics synojnë të bashkojnë forcat për një kandidaturë të re, me synimin që Zyrihu të presë sërish garat më të rëndësishme të atletikës evropiane në vitin 2034./Albinfo.ch

The post Cyrihu synon të organizojë Kampionatin Evropian të Atletikës në vitin 2034 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.