Dafina publikon momentet e lindjes së djalit
Këngëtarja Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë dhe emocionet e këtij kapitulli të ri në jetën e saj, ka vendosur t’i ndajë me publikun. Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale momente të veçanta, ku dokumenton procesin e lindjes së djalit të saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan. Pamjet dokumentojnë […]

Këngëtarja Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë dhe emocionet e këtij kapitulli të ri në jetën e saj, ka vendosur t’i ndajë me publikun.
Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale momente të veçanta, ku dokumenton procesin e lindjes së djalit të saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan.
Pamjet dokumentojnë faza të ndryshme, nga hyrja në sallën e lindjes, deri tek momenti kur Dafina merr në krahë foshnjën e saj për herë të parë.
Muajt e fundit Dafina ka qenë shpesh në fokusin e mediave rozë, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për shtatzëninë e saj.
Ajo është komentuar gjerësisht për paraqitjet e saj skenike gjatë pritjes së ëmbël, duke performuar në koncerte dhe diskoteka deri në muajt e fundit të shtatzënisë.