Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën Diogo Jota me vëllain e tij
Lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë. Policia lokale konfirmoi se incidenti ndodhi në orën 00:30 të enjten në autostradën A-52 — një autostradë prej 400 km që shkon nga Madridi në provincën spanjolle të Galicias, në veri të Portugalisë — në provincën […]

Lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.
Policia lokale konfirmoi se incidenti ndodhi në orën 00:30 të enjten në autostradën A-52 — një autostradë prej 400 km që shkon nga Madridi në provincën spanjolle të Galicias, në veri të Portugalisë — në provincën e Zamorës, në Spanjën veriperëndimore.
Vetura në të cilën udhëtonin 28-vjeçari Jota dhe 25-vjeçari Silva, doli nga rruga dhe u përplas, duke bërë që automjeti të merrte flakë, konfirmuan autoritetet lokale.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje ku ka ndodhur aksidenti që mori jetën e dy futbollistëve portugezë.