Dashevci: Deklaratat nga arena ndërkombëtare lajme të mira për Kosovën, nuk do lejohet destabilizim sigurie

Mbajtja e Samitit të NATO-s si dhe deklaratat nga zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare rikonfirmuan mbështetjen e Kosovës nga SHBA-të dhe vendet tjera aleate. Kështu tha eksperti i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, i cili i përmendi edhe dy sulmet gjatë viteve të fundit nga Serbia në Kosovë. Sipas Dashevcit, përkrahja e SHBA-së dhe

Dashevci: Deklaratat nga arena ndërkombëtare lajme të mira për Kosovën, nuk do lejohet destabilizim sigurie

Mbajtja e Samitit të NATO-s si dhe deklaratat nga zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare rikonfirmuan mbështetjen e Kosovës nga SHBA-të dhe vendet tjera aleate.

Kështu tha eksperti i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, i cili i përmendi edhe dy sulmet gjatë viteve të fundit nga Serbia në Kosovë.

Sipas Dashevcit, përkrahja e SHBA-së dhe prania e trupave të NATO-s në Kosovë nuk do i lejojnë tentim-destabilizimet e mundura.

“Ajo është aleati yt i përjetshëm, Amerika të ka suportu prej ditës së parë dhe postimi i tij i dytë është vetëm betonim i asaj, që po ne e parandalojmë. Ne nuk kemi rehati edhe pas 24-5 viteve sa janë bërë prej Serbisë dhe stabilitetit kontaminor atje, sepse na ka ndodhur Banjska e Ibërlepenci. Pas tij,edhe sekretari i NATO-s Rutte tha se e kemi KFOR-in e nuk do të lejojmë destabilizim, është hera e katërt që e thotë. Po ashtu, flasim edhe për një president, Erdogan të Turqisë, që është bulduzheri në aspektin e sigurisë globale. Ai ka thënë se sa për sa është në Kosovë KFOR-i turk, nuk do të ketë probleme. SHBA-të do të kujdesën për Republikën e Kosovës, nuk do të lejohet tentim destabilizimi, kjo u pa” deklaroi ai.