Debat i ashpër mes Gashit dhe Matoshit – Gashi: Unë jam për mos me pa Kushtetutën veç një letër për tu manipuluar – Matoshi i kundërpërgjigjet: Je një kurgjë hiç

Sot në emisionin “Adresa”me Arben Ahmetin, tema e cila do të diskutohet është rreth ngjarjeve të sotme, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës. Të ftuar në studio janë 6 analistë apo komentatore politikë, si: Halil Matoshi, Blerim Gashi, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Fatime Hajdari, Visar Xani dhe Xhevdet Smakiqi. Pas

Debat i ashpër mes Gashit dhe Matoshit – Gashi: Unë jam për mos me pa Kushtetutën veç një letër për tu manipuluar – Matoshi i kundërpërgjigjet: Je një kurgjë hiç

Sot në emisionin “Adresa”me Arben Ahmetin, tema e cila do të diskutohet është rreth ngjarjeve të sotme, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të ftuar në studio janë 6 analistë apo komentatore politikë, si: Halil Matoshi, Blerim Gashi, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Fatime Hajdari, Visar Xani dhe Xhevdet Smakiqi.

Pas përfundimit të komentimit të futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, filluan diskutimet rreth temave për ngjarjet e fundit në Kosovë, për Kuvendin dhe Gjykatën Kushtetuese e cila kjo e fundit, ka vënë një masë të caktuar të përkohshme për Kuvendin e Kosovës.

Blerim Gashi komentoi ngjarjet e fundit ku tha se ne poe shohim një interferim flagrant me arbitraritet të Gjykatës Kushtetuese kundrejt diçkaje që është krejt logjike, por Matoshi i ndërhyn duke i thënë që nuk ka asgjë logjike në këtë rast.

“Çka po shohim ne, po shohim një interferim flagrant me arbitraritet Gjykatës Kushtetuese kundrejt diçkaje që është krejt logjike”, tha Gashi.

“Lista Serbe ka dorëzuar ankesë pikërisht për të njejtën kauzë që po flitet e zhurmohet gjithandej. Është e drejtë kushtetuese edhe ne po e mbojmë kushtetuesen. Kush e aktualizoi këtë!? Një krah po thotë që e aktualizoi Vetëvendosja, që unë nuk pajtohem, e një krah thotë që e aktualizoi Vetëvendosja dhe tash po e ruajmë kushtetueshmërinë, fytyrën dhe identitetin shtetëror të Kosovës dhe në fakt të njejtën gjë po e thotë edhe Lista Serbe, edhe ne po e ruajmë Kushtetutën”, tha Gashi.

Pas kësaj deklarate te Gashit i ndërhyn Matoshi ku i thotë se a je ti ai që dëshiron me nda Kushtetuesen dhe me bë një leckë, siç e quan Matoshi “poçavër”.

“E për çka je ti Blerim, a je për me çky Kushtetutën, me bë poçavër”, tha Matoshi.

Gashi i përgjigjet duke i thënë se unë jam për mos me pa Kushtetutën vetëm një letër për tu manipuluar

“Unë jam për mos me pa Kushtetutën vetëm një letër, për tu manipuluar për interesa të ndryshme”, tha Gashi.

E Matoshi i tha Gashit se ti je një kurgjë hiç.

“Ti je bash për kurgjë”, tha Matoshi për Gashin./Gazeta10