Debutimi i Riola Xhemailit në Evropian me Zvicrën
Futbollistja shqiptare e nisi ndeshjen si titullare ndaj Norvegjisë The post Debutimi i Riola Xhemailit në Evropian me Zvicrën appeared first on Albinfo.

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili ka debutuar në Evropianin e Femrave Euro2025, si titullare.
Ajo ishte në 11shen e parë në sfidën hapëse të këtij Evropiani, që Zvicra si vendase e luajti ndaj Norvegjisë, shkruan albinfo.ch.
Xhemaili luajti 63 minuta në këtë sfidë, duke u zëvendësuar nga Schertenleib S.
Zvicra ishte duke fituar 1:0 në pjesën e parë, por finlandezet u rikthyen me dy gola në pjesën e dytë për të triumfuar 1:2.
Riesen shënoi për vendaset në minutën e 28-të, derisa dy golat për norvegjezet erdhën shpejt në minutat 54 dhe 58 për fitoren e parë në Grupin A.
Riola Xhemaili ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës, derisa me Zvicrën A numëron 31 ndeshje dhe gjashtë gola nga viti 2020.
The post Debutimi i Riola Xhemailit në Evropian me Zvicrën appeared first on Albinfo.