“Deklarata e Ramës për UÇK, e nevojshme”, Sejamini: Bordi i Paqes, zhgënjim

Në emisionin “Opinion”, analisti Neritan Sejamini thotë se ishte e nevojshme deklarata e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Uashington, ku ngriti çështjen e pretencës të Prokurorisë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sejamini tha më tej se Bordi i Paqes ishte një zhgënjim. Sipas tij, gjatë gjithë eventit, kishte vetëm lavdërime për […]

“Deklarata e Ramës për UÇK, e nevojshme”, Sejamini: Bordi i Paqes, zhgënjim

Në emisionin “Opinion”, analisti Neritan Sejamini thotë se ishte e nevojshme deklarata e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Uashington, ku ngriti çështjen e pretencës të Prokurorisë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sejamini tha më tej se Bordi i Paqes ishte një zhgënjim. Sipas tij, gjatë gjithë eventit, kishte vetëm lavdërime për presidentin amerikan Trump e se nuk janë parë rezultate konkrete nga ky Bord.

“Rama bëri mirë që e përmendi çështjen e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së se ishte në audiencë ndërkombëtare. Fjalimi nuk ndikoi askënd dhe nuk mund të themi se “jehoi fjalimi”. Shumë mirë që e ngriti këtë çështje. E përdori këtë moment dhe nuk ka asgjë të keqe. Nuk mund të vazhdojmë të themi se “liderët tanë bënë namin” apo “i treguan vendin botës”, se këto janë gjëra që i kalojnë së kaluarës. Takimi i Bordit të Paqes nuk ishte ndonjë ngjarje e madhe, ishte ngjarje personale e Trump. Gjithçka ishte Trump, të gjithë e lavdëruan, nuk pati diçka të re. Ishte një ngjarje, që nuk ndryshoi asgjë në realitetin politik botëror.

Shqipëria nuk është vend kaq i rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane. Uashingtoni nuk do të merrej me vendin tonë, nëse nuk ka një problem në Ballkan. Rama ka pasur raport ndryshe, pra më të mirë me qeverinë amerikane në të kaluarën, sepse ka pasur akses të priviligjuar te Uashingtoni. Rama ka humbur aksesin në qeverinë e SHBA-ve, që e kishte dikur. Trump vetë ka thënë se prioritet i Amerikës është interesi amerikan dhe siguria e brendshme. Rama është përpjekur që të ketë akses më të madh në SHBA, por se nuk ia ka arritur”, tha Sejamini.