Deklarata në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime

Deklarata në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka deklaruar mbrëmë se fjalimi i deputetit të Guxo-së, Fatos Geci është shkruar nga ana e një deputeti të VV-së.

Mirëpo në lidhje me këtë ka reaguar vetë deputeti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai thotë se fjalimin e ka shkruar vetë dhe ka ftuar të gjithë të mos merren me spekulime.

Reagimi i plotë:

Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.