Deklaratat e ish-presidentit rus/ Trump zhvendos nëndetëset bërthamore: Fjalët shpesh sjellin pasoja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të “pozicionohen në rajonet e duhura”, sipas tij. Kjo duket se është një përgjigje e komenteve të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha: “Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj [...]Read More...

Deklaratat e ish-presidentit rus/ Trump zhvendos nëndetëset bërthamore: Fjalët shpesh sjellin pasoja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të “pozicionohen në rajonet e duhura”, sipas tij.

Kjo duket se është një përgjigje e komenteve të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha: “Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste”.

Më herët Medvedev postoi disa deklarata duke kërcënuar SHBA-në, në përgjigje të ultimatumit të Trump ndaj Moskës për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë, ose do të përballej me sanksione të ashpra.

Ndërsa Trump u shpreh se  “Bazuar në deklaratat tejet provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura”.

/abcnews.al/