Delegacioni i Kosovës mbërrin në Këshillin e Evropës

Delegacioni i Kosovës mbërrin në Këshillin e Evropës. Delegacioni i Kosovës, i përbë nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, do të jenë sot në Këshillin e Evropës. Besnik Tahiri, Ariana Musliu Shoshi dhe Arben Gashi janë delegatët që do ta përfaqësojnë Kosovën në KiE gjatë një sesioni tre-ditor në Strasburg. Ata, sot do të zhvillojnë […]

Delegacioni i Kosovës mbërrin në Këshillin e Evropës

Delegacioni i Kosovës mbërrin në Këshillin e Evropës.

Delegacioni i Kosovës, i përbë nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, do të jenë sot në Këshillin e Evropës.

Besnik Tahiri, Ariana Musliu Shoshi dhe Arben Gashi janë delegatët që do ta përfaqësojnë Kosovën në KiE gjatë një sesioni tre-ditor në Strasburg.

Ata, sot do të zhvillojnë disa takime të rëndësishme ku pritet të caktohet raportuesi për Kosovën.

“Sot, së bashku me delegacionin e Kosovës jemi në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojmë tri ditë. Sot, pritet që të kemi disa takime të rëndësishme, njëkohësisht të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. Edhe pse në kushte jo të lehta, Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni”, thuhet në postim.